I LIDHUR PREJ SHUMË VITESH/ Devis Xherahu së shpejti zyrtarizon lidhjen: Mendojmë për një ceremoni… – AlpeGossip
I LIDHUR PREJ SHUMË VITESH/ Devis Xherahu së shpejti zyrtarizon lidhjen: Mendojmë për një ceremoni…

I LIDHUR PREJ SHUMË VITESH/ Devis Xherahu së shpejti zyrtarizon lidhjen: Mendojmë për një ceremoni…

I ftuar pasditen e djeshme tek “Rudina”, këngëtari i njohur Devis Xherahu përveçse për këngën e re “Vetëm ti”, ka folur edhe për lidhjen e tij me Ertemiona Mejdanin. Devisi ka treguar se shumë shpejt do e zyrtarizojë lidhjen me të dhe se ai ka shumë qejf të bëhet baba.

Rudina Magjistari: Ti vetë kur do bëhesh baba?

Devis Xherahu: Shumë shpejt do zyrtarizohet lidhja jonë, brenda vitit 2020.

Rudina Magjistari: Do bëni ndonjë ceremoni?

Devis Xherahu: Mendojmë për një ceremoni, por unë nuk jam ai partizani i dasmës së madhe. Më pëlqen një ceremoni shumë e thjeshtë dhe hyjnore, shumë e brishtë dhe e pafajshme dhe këtë pres të bëj. Do i bëj një propozim ulur në gjunjë. Për fëmijë kemi shumë dëshirë, por e ka Zoti në dorë. Kam rënë më shumë pas punëve dhe karrierës, unë shëtit shumë dhe dua të jem afër fëmijës. Dua të jem gjithë kohës pranë fëmijës kur të vijë.