DUHET TI DINI/ Ja 10 truke fantastike për vajzat e shkurtra (FOTO) – AlpeGossip
DUHET TI DINI/ Ja 10 truke fantastike për vajzat e shkurtra (FOTO)

DUHET TI DINI/ Ja 10 truke fantastike për vajzat e shkurtra (FOTO)

Vajzat e shkurtra kanë avantazhin që gjithmonë duken më të reja se mosha e vërtetë. Por ka edhe një disavantazh që lidhet me përzgjedhjen e veshjeve pasi ndonjëherë mjafton një aksesor i gabuar që mund të “shkurtojë” prezencën. Në vijim, gjeni një listë me këshilla se çfarë duhet dhe çfarë NUK duhet të vishni.

Një bluzë e gjatë krijon idenë e një busti të gjatë duke i bërë këmbët të duken më të shkurtra. Kështu është më mirë që bluzet t’i fusni brenda fundit/pantallonave për të nxjerrë në pah belin. Flokët e kapur topuz janë në avantazhin tuaj.

Nuk këshillohen sandalet ose këpucët me rrip te kyçi pasi shkurtojnë këmbën. Megjithatë mund të zgjidhni një palë që përshtaten me tonet e lëkurës suaj. Shmangni rripat e gjerë.

Për vajzat me trup të vogël nuk këshillohen xhaketat apo kostumet e gjerë pasi e bëjnë siluetën të duket e paqartë. Është mirë që të zgjidhi veshje të gjata deri në pjesën e belit.

Trikot duhet të jetë të gjata deri te beli ose deri në fund të këmbëve, jo diçka të mesme.

Veshjet e gjera “shtypin” figurën tuaj duke shkurtuar në veçanti këmbët. Nga ana tjetër, veshjet e ngushta që theksojnë belin janë të përshtatshme për vajzat me trup të vogël.

Kontrastet ndriçojnë trupin në gjysmë, ndërsa veshjet gati njëngjyrëshe zgjasin siluetën.

Xhinse me bel të lartë dhe një bluzë e shkurtër janë kombinimi perfekt për vajzat e shkurtra.

Këshilla të tjera:

– zgjidhni vijat vertikale, jo horizontale

– mbani çanta në madhësi mesatare

– shmangni printet e mëdha