73% e amerikanëve besojnë se gjatë jetës duhet gjetur me patjetër shpirti binjak. Kjo duket shumë romantike, mirëpo disa njerëz mund të jenë skeptik dhe nuk besojnë shumë tek shpirti binjak. Gjithsesi, ju ka ndodhur ndonjëherë që të takoni dikë aq të veçantë sa keni rënë kokë e këmbë në dashuri me të? Ose të paktën kështu ju është dukur. Epo kjo është pra, të gjesh shpirtin binjak. Kjo është ndjenja.
Ju respektoni dobësitë e njëri-tjetrit
Ju ndiheni rehat edhe kur qëndroni në heshtje
Ju duhet të ndiheni komod me njëri-tjetrin. Nëse të dy ndiheni rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit edhe në heshtje të plotë, kjo do të thotë se ju po ecni mirë së bashku, edhe në të njëjtin drejtim.
Rastësia…ju mund të jeni në të njëjtin vend
Rastësia është mbreti i botës. Ndonjëherë pa e ditur gjendemi në të njëjtin vend me shpirtin binjak. Asnjëherë mos e nënvlerësoni dikë që e takoni rastësisht.
Nuk ka shumë xhelozi mes jush
Çiftet e lumtura kanë shumë rrallë skena xhelozie. Nëse ti e ke gjetur shpirtin binjak, ke siguri tek ai/ajo. Besimi që ti ke tek ai/ajo zhduket dhe qëndron në hije.