A I KA PROPOZUAR? Pas 10 vitesh pa përjetuar lidhje romantike, Zhaklin Lekatari flet për të dashurin: Ai ka thyer… – AlpeGossip
A I KA PROPOZUAR? Pas 10 vitesh pa përjetuar lidhje romantike, Zhaklin Lekatari flet për të dashurin: Ai ka thyer…

A I KA PROPOZUAR? Pas 10 vitesh pa përjetuar lidhje romantike, Zhaklin Lekatari flet për të dashurin: Ai ka thyer…

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP 2”, Zhaklin Lekatari ka pranuar se është në një marrëdhënie dashuri.

Teksa ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime on TOP” në Top Channel, gazetarja e njohur është shprehur se ndihet e lumtur dhe se pushimet po i kalon me njeriun e zemrës, por pa zbuluar identitetin e tij.

Lekatari gjithashtu u shpreh se mendon se ka gjetur një person që koordinohet mirë me të dhe gërshetohet me ato mendimet e saj.

“Deri tani gjithçka është në rregull”, tha ish-opinionistja e reality show-t.

Refuzoi dy ftesa për te BB VIP, Zhaklin Lekatari zbulon se para 10 vitesh ka bërë audicion për të qenë pjesë e… (VIDEO)
Pjesë nga intervista:

Zhaklin Lekatari: Në këto pushime kam vendosur të jem e qetë, larg punës, komenteve, larg BIG-ut, Instagram. Vetëm me libra e palestër

Eni Shehu: Por afër një personi të zemrës

Zhaklin Lekatari: Po afër një personi, vera, kohë e mrekullueshme

Eni Shehu: Si po shkon lidhja jote?

Zhaklin Lekatari: Jam shumë e gëzuar, po shkon mjaft mirë.

Eni Shehu: Në intervistat e fundit, ke thënë që kishe 10 vite pa përjetuar një lidhje romantike, a është ky që i ka thyer këto deklarata?

Zhaklin Lekatari: Po ky është që e ka thyer, nuk e di a është serioze

Eni Shehu: Një propozim mbase?

Zhaklin Lekatari: Jo, jo. Jam e çmendur, i bëj edhe vetë propozimet. Jam e lumtur që jam në një marrëdhënie. Kam dashur një marrëdhënie, por jo dikë që do të ma vështirësonte jetën, do ma bënte më të shëmtuar, edhe më të vështirë duke më vendosur kufij. Mendoj se kam gjetur një person që koordinohet mirë me mua dhe gërshetohet me ato mendimet e mia. Deri tani gjithçka është në rregull.