Riselda, Alketa, Emina e ca të tjera na treguan atë që disa gra nuk do guxonin (FOTO) – AlpeGossip
Riselda, Alketa, Emina e ca të tjera na treguan atë që disa gra nuk do guxonin (FOTO)

Riselda, Alketa, Emina e ca të tjera na treguan atë që disa gra nuk do guxonin (FOTO)

Zona më private e shtëpisë për një grua nuk është krevati. Se aty ndodhen të njëjtat gjëra gati sa në çdo shtëpi. Çarçaf, jastëk, batanije dhe kaq. Dhe me thënë të drejtën nuk kemi ndonjë kuriozitet të madh të shikojmë krevatet. Pjesa më interesante, aty ku ka gjëra plot për të parë është gardëroba. Disa zonja nuk e kanë kursyer dorën për të na çuar deri nëpër dollap megjithë krenarinë për çdo gjë që kanë nëpër rafte. Nëse shumë zonja e urrejnë që dikush t`u hapë derën e dollapit se mund ta kenë pa rregulluar ashtu
siç duhet, ca të tjera ose s`e kanë problem ta tregojnë rrëmujën, ose i rregullojnë mirë përpara se të shkrepin fotot.

Kampion për dollapët me rroba plot e që nuk mbarojnë është Emina. Nga këpucët të cilat i ka me shumicë e deri te rrobat të hedhura në shesh se s’dinte çfarë të vishte, fajin ja hodhi shtatëzanisë.

E dyta pas Eminës është Riselda Sejdia, e cila e fokuson kamerën te firmat, ku ajo që mbizotëron është Versace.

Dhe nëse me Riseldën e Eminën jemi mësuar dhe ia dimë mirë çdo cep të gardërobës, tek Alketa s`kishim qenë ndonjëherë. Me ndryshimet e kohëve të fundit, e bëri edhe ajo. Të hënën që shkoi, teksa bëhej gati për “Në Kurthin e Piter Panit”, na përshëndeti me të brendshme mëndafshi nga gardëroba.

Po sigurisht që kjo modë nuk ka dalë nga Shqipëria. Meqë Chiara Ferragnin e ndjekim këmba këmbës, e dimë se edhe ajo na ka çuar në gardërobë. Fare pa komplekse e kemi parë edhe pjesën e çantave kur kanë qenë mes një rrëmuje të vërtetë. TiranaPost