Pasi e pezulluan nga “Sanremo” për plagjiaturë, reagon për herë të parë këngëtari shqiptar Ermal Meta (FOTO) – AlpeGossip
Pasi e pezulluan nga “Sanremo” për plagjiaturë, reagon për herë të parë këngëtari shqiptar Ermal Meta (FOTO)

Pasi e pezulluan nga “Sanremo” për plagjiaturë, reagon për herë të parë këngëtari shqiptar Ermal Meta (FOTO)

Pasi mbaroi nata e parë e spektaklit më të famshëm në Itali “Sanremo 2018” u hap lajmi se një ndër këngët më të votuara dhe më të preferuara nga publiku ishte e kopjuar.
Bëhej fjalë për duetin e këngëtarit shqiptar Ermal Meta dhe italianit Fabrizio Moro ku u tha se kënga e tyre ““Non mi avete fatto niente” ishte e ngjashme me “Silenzio” të Ambra Calvani dhe Gabriele de Pascali.
Të dyja këngët ishin bërë nga i njëjti autor dhe kjo mund të ishte arsyeja, por pas shumë aludimeve zv/drejtori i Rait u shpreh se nuk kishte plagjiatuar, mirëpo mësohet se drejtori artistik Claudio Baglioni ka vendosur të pezullojë këngën e tyre dhe pritet të verifikohet edhe më shumë mbi çështjen.
Pas këtij lajmi të publikuar nga repubblica.it ka reaguar vetë këngëtari shqiptar, Ermal Meta me anë të një statusi në Facebook.

“Përshëndetje, është koha për të folur.
Ne kemi dëgjuar të flitet për plagjiaturë kundrejt këngës tonë në Sanremo dhe molla e sherrit është një këngë e shkruar nga Andrea Febo (bashkëpunëtor i vjetër i Fabrizios) e cili u prezantua në përzgjedhjet e Sanremos 3 vite me parë, por u fshi dhe nuk u komercionalizua asnjëherë.
Fabrizio, unë dhe Andrea kemi mbajtur një pjesë të kësaj këngët që të mos sakrifikojmë diça të bukur (siç kemi thënë në intervista) dhe që të tre së bashku kemi shkruar një këngë re me një kuptim krejtësisht ndryshe.
Plagjiaturë do të thotë të kopjosh, por është absurde e qesharake duke pasur parasysh se Andrea Febo e shkroi me mua dhe Fabrizion “Non mi avete fatto niente”.
Për më tepër ne jemi autorë prej shumë vitesh dhe kemi shkruar shumë këngë duke kontribuar në suksese të ndryshme si për veten ashtu edhe për të tjerët.
Kush na njeh, e di.
Kur vendosëm të tregonim një gjendje të përgjithshme me këtë këngë, nuk e bëmë për ta prezantuar në Festival, por për të folur për paqen. Ndihemi shumë keq për atë që ka ndodhur sepse nuk kemi ardhur në Festival për të bërë shaka me njerëzit, por për t’i përqafuar ato.
Jemi të sigurtë që çdo gjë do të shkojë mirë.
Një përqafim, Ermal!”, shkroi këngëtari shqiptar.