Blero tha se do e ftojë në dasëm/ A do ta pranojë ftesën Teuta Krasniqi? – AlpeGossip
Blero tha se do e ftojë në dasëm/ A do ta pranojë ftesën Teuta Krasniqi?

Blero tha se do e ftojë në dasëm/ A do ta pranojë ftesën Teuta Krasniqi?

Para një jave në një intervistë për emisionin “Mirage” këngëtari i njohur shqiptar Blero tha se do ta ftonte ish-bashkëshorten e tij Teuta Krasniqin në dasmën e tij me Afronën, nëse Afrona do pranonte.

Mirëpo a do ta pranojë Teuta ftesën?

E pyetur nga “Mirage” aktorja e njohur tha se me qejf do të shkonte në kanagjegjin e Afronës nëse ajo do e ftonte, pasi ka raport të mirë me të.

“Nëse Afrona bën kanagjegj me qejf shkoj sepse kam mendim shumë të mirë për Afronën, ndërsa në dasmë do të ishte pak e çuditshme, kështu që do të merrem vesh me Afronën dhe nëse ajo bën kanagjegj do të jem aty. Ndërsa dasma mendoj se është për miq dhe familjarë dhe që unë të shkoja nuk besoj se do të ishte gjë e këndshme për asnjë. E rëndësishme është që Tara do të jetë në dasëm dhe me siguri do të jetë shumë e lumtur sepse ka raporte shumë të mira me Afronën” – u shpreh Teuta.

Kujtojmë që Blero dhe Teuta u divorcuan në vitin 2014 dhe nga ajo kohë kanë mbajtur raporte për hir të vajzë që kanë, Tarës.