Këngëtarja e njohur nga Maqedonia, Adelina Tahiri edhe pse në muajin e tetë të shtatëzënisë, gjeti kohë për ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram” duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.
Nga fansat këngëtarja 27-vjeçare nuk shpëtoi pa u pyetur edhe për bashkëshortin e saj, Serjozha Markov për të cilin u komentua mjaft shumë kohët e fundit në mediet rozë, shkruan rtv21.tv.
Një ndjekës “Instagram” e pyeti Adelinën se kur do ta tregojë burrin? Ndërsa, Adelina u shpreh se e ka marrë për vete e jo për të tjerët.