Goca mos u mërzisni/ Ledri Vula së shpejti do të fejohet, por fatlumja kush është?! – AlpeGossip
Goca mos u mërzisni/ Ledri Vula së shpejti do të fejohet, por fatlumja kush është?!

Goca mos u mërzisni/ Ledri Vula së shpejti do të fejohet, por fatlumja kush është?!

Pak kohë më parë një video e reperit Ledri Vula me një vajzë në aeroport, bëri bujë në mediat sociale.

Ai shfaqej në aeroportin e Nju Jorkut duke u puthur me një vajzë, ndërkohë që sot mediat shkruajnë se reperi do të fejohet.

Në fakt ka qenë astrologe Meri Shehu, ajo që ka përhapur këtë lajm dhe nuk e dimë sesa i vërtetë mund të jetë duke marrë për bazë edhe fjalët për një lidhje.

E ftuar në emisionin “NIN” në “Klan Kosova”, ajo ka folur për horoskopin dhe të ardhmen e disa personazheve të njohur, midis të cilëve edhe Ledri Vula.

Për këtë të fundit, Meri tha se do të ketë një vit të suksesshëm në karrierën e tij, por edhe mund të fejohet. Nëse besoni horoskopin, me siguri që ky lajm do t’ju duket shumë bindës.