FITUAN MILIONAT NË LOJË/ Ja kujt ia dhurojnë paratë Jonida Shehu dhe Pirro Çako – AlpeGossip
FITUAN MILIONAT NË LOJË/ Ja kujt ia dhurojnë paratë Jonida Shehu dhe Pirro Çako

FITUAN MILIONAT NË LOJË/ Ja kujt ia dhurojnë paratë Jonida Shehu dhe Pirro Çako

Gazetarja e njohur Jonida Shehu dhe këngëtari Pirro Çako morën pjesë së fundmi në emisionin “Dilema” në Top Channel. Ata rezultuan me fat gjatë lojës me kuti, pasi në fund u shpërblyen me 2.5 milionë lekë.

Të gëzuar për shumën e fituar, Pirro dhe Jonida dhanë lajmin emocionues se paratë e lojës do t’i dhuronin për fëmijët me sindromën ‘Down’ në Shqipëri.

Pasi hapën kutinë dhe panë shumën e madhe që do të merrnin me vete, ata janë përqafuar të lumtur me njëri-tjetrin, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.