“NUK PËRFSHIHEMI PËR KËTO ÇËSHTJE”/ Motra e Stines zbulon si përjetoi ndarjen e këngëtarit – AlpeGossip
“NUK PËRFSHIHEMI PËR KËTO ÇËSHTJE”/ Motra e Stines zbulon si përjetoi ndarjen e këngëtarit

“NUK PËRFSHIHEMI PËR KËTO ÇËSHTJE”/ Motra e Stines zbulon si përjetoi ndarjen e këngëtarit

Më 30 dhjetor 2018, përmes një postimi në Instagram, Stine lajmëroi ndarjen nga (tashmë) ish- bashkëshortja e tij, Graciela Pashaj.

“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falenderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku! Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri- tjetrin!” shkruante asokohe këngëtari, ndër të tjera.

Së fundmi, në një intervistë për “Panorama Plus”, motra e Stines, Alida Duka nuk ka mundur dot t’i shmanget një pyetjeje rreth ndarjes së vëllait. E pyetur se si u ndje kur në atmosferën e Vitit të Ri ai dha lajmin se ishte ndarë nga partnerja, me të cilën ka edhe një vajzë, Estian, Alida u përgjigj:
“Me Nestin [Stinen] kemi qenë që fëmijë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. E pavarësisht se jeta na ndau të zgjedhim drejtime të ndryshme për të jetuar, e kemi akoma atë lidhjen si atëherë. Normal që nuk na erdhi mirë, por gjithsesi secili e di vetë se si do veprojë për jetën e tij. Tashmë, jemi mbi 30 dhe nuk përzihemi për çështje private. Mund të them se këmbejmë mendime, dhe kjo po, është shumë e rëndësishme.”

Ju kujtojmë se në fund të këtij janari, në një intervistë për Tema TV në “Da’Sara show”, ish- bashkëshortja Graciela, e njohur si Grazia nuk mundi dot t’i kontrollonte emocionet duke u përlotur teksa fliste rreth deklaratës së këngëtarit.

“Ne nuk jemi armiq, jemi prindër të një vajze.” u shpreh ajo dhe theksoi se Nestin “e ka patur, e ka dhe do ta ketë mbështetje”.

Grazia është në hapat e parë të karrierës së saj si këngëtare, ku madje ka realizuar edhe një album me ndihëm e Stines, që mund të publikohet së shpejti.