KUR LARGËSIA NUK ËSHTË PENGESË/ Mariana Kondi i dedikon fjalët e ndjera Ornela Bregut (FOTO) – AlpeGossip
KUR LARGËSIA NUK ËSHTË PENGESË/ Mariana Kondi i dedikon fjalët e ndjera Ornela Bregut (FOTO)

KUR LARGËSIA NUK ËSHTË PENGESË/ Mariana Kondi i dedikon fjalët e ndjera Ornela Bregut (FOTO)

Mariana Kondi ka zgjedhur që ditën e sotme t’i dedikojë fjalët më të ëmbla një prej mikeshave të saj më të mira, Ornela Bregut. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ aktorja e njohur e humorit, ka treguar se miqësia e tyre vazhdon të mbetet po e njëjta pavarësisht largësisë fizike.

“Ti je larguar nga Shqipëria, por jo nga unë. 3 vite pa bërë ‘Check-in’ në aeroport, por jo në miqësinë tonë. Ne nuk jemi kilometra larg, por vetëm 1 impuls telefoni. Ti je e njëjta edhe pas shumë kilometrash, pas shumë viteve”,- ka shkruar Mariana në foton e publikuar ku shfaqet krah Bregut e qeshur.

Siç duket largësia ka bërë që Kondi t’i kushtojë këto fjalë mikes së saj, duke treguar njëherazi rëndësinë që ka për të kjo marrëdhënie dhe se pavarësisht distancës ato vazhdojnë të ruajnë të njëjtin raport miqësor. Kujtojmë se Ornela Bregu prej disa vitesh tashmë është larguar nga Shqipëria, për të vazhduar jetën e saj në shtetin e Spanjës./revistawho.com