“FLIJA NË DYSHEK ME AJËR…”/ Xhesika Berberi tregon për jetën në Amerikë: Macja e komshijes e çau… – AlpeGossip
“FLIJA NË DYSHEK ME AJËR…”/ Xhesika Berberi tregon për jetën në Amerikë: Macja e komshijes e çau…

“FLIJA NË DYSHEK ME AJËR…”/ Xhesika Berberi tregon për jetën në Amerikë: Macja e komshijes e çau…

E ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë modelja e njohur, Xhesika Berberi, e cila ndër të tjera ka folur edhe për zhvendosjen e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo u detyrua të largohej nga familja e saj që ishte tepër e lidhur, për të ndjekur ëndrrën në Nju Jork. Xhesika tregon se në fillim ka qëndruar në shtëpinë e një shoqeje dhe ka fjetur në një dyshek me ajër, por për të nuk kishte rëndësi, mjaftonte që ishte në Nju Jork.

“Në fillim fare kur kam lëvizur në Amerikë kam pasur Fadil Berishën që ka qenë një mbështetje e madhe dhe e falenderoj. Kur jam zhvendosur atje kam qëndruar te shtëpia e një shoqes sime Iva që është fotografe dhe në fillim fare kam fjetur në një dyshek me ajër dhe një ditë të bukur ajo mbante macen e komshijes dhe e çau dyshekun. Po prapë nuk më interesonte, unë isha në Nju Jork, kështu që nuk e bëja dramatike situatën. Është shumë bukur që kthehem mbrapa në kohë edhe kujtoj se si i kam ngjitur shkallët avash-avash, kjo më bën shumë krenare”, u shpreh modelja.