“TI S’JE REALIST”/ Monika Lubonja i drejtohet Ilir Shaqirit, koreografi parashikon: Ja konkurrentët e fortë – AlpeGossip
“TI S’JE REALIST”/ Monika Lubonja i drejtohet Ilir Shaqirit, koreografi parashikon: Ja konkurrentët e fortë

“TI S’JE REALIST”/ Monika Lubonja i drejtohet Ilir Shaqirit, koreografi parashikon: Ja konkurrentët e fortë

Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri  kanë qenë shumë miq dhe të afërt me njëri-tjetrin pas hyrjes në Big Brother Vip. Por pas disa kohësh marrëdhënia mes tyre është acaruar, madje ka pasur edhe konflikte mes tyre.

Megjithatë, aktorja dhe koreografi nuk hezitojnë që të ulen dhe të diskutojnë me njëri-tjetrin, si edhe të japin mendimet mbi banorët e tjerë.

Gjatë një bashkëbisedimi, Monika Lubonja iu drejtua Ilir Shaqirit duke thënë se “ai nuk futet tek finalistët, por është një pretendent për çmimin e madh”.

Nuk e mendoj kurrë që do dalësh sonte, kurrë kjo dihet. Ti je finalist, je pretendent për çmim. S’futesh as tek finalistët më, je pretendent për çmim. Të flas ngaqë, nuk flas se jam hipokrite”, u shpreh aktorja.

Ndërsa Ilir Shaqiri tregoi se kush janë konkurrentët e fortë. Sipas tij, Eixhel Shkira është një lojtare me identitet të qartë dhe e vendosur, ndërsa Dj Dagz s’ka identitet të vetin në BBV.

“Einxhel është lojtare e fortë dhe e vendosur në pozicionin e saj, me identitet shumë të qartë. Kurse Dagz përveç identitetit që iu është bashkangjitur Einxhel dhe Donaldit sigurisht”, tha koreografi.