FOTO/ Brenda super vilës së “BOSIT TË DUAHNIT”, aty ku jeton me gruan dhe dy të dashurat – AlpeGossip
FOTO/ Brenda super vilës së “BOSIT TË DUAHNIT”, aty ku jeton me gruan dhe dy të dashurat

FOTO/ Brenda super vilës së “BOSIT TË DUAHNIT”, aty ku jeton me gruan dhe dy të dashurat

Ai njihet për jetën e tij luksoze dhe të shthurur, duke harxhuar mijëra dollarë në festa e çmendura që bën.

Dhe Travers Beynon nuk kishte se si të mos shpenzonte miliona dollarë për vilën e tij

Një flotë supermakinash, një statujë 3 metra e gjatë e Poseidonit dhe tavane të frymëzuara nga Kapela Sistine ky është luksi në të cilin jeton një nga personat më të pasur në Australi.

“Jam i fiksuar pas bukurisë”, thotë për “Daily Mail”, ndërkohë që ecën në hollin e “pallatit” të tij, ku mund të shihet edhe portreti i Napoleon Bonapartit.

“Idhulli im, Gianni Versace ishte i fiksuar nga bukuria e femrave. Unë jam i fiksuar pas femrave, artit, makinave dhe modës. Jam vizionar dhe i çmendur”, thotë “Candy Man”, i cili jeton në vilën me 15 dhoma gjumi dhe 19 tualete, bashkë me gruan, 4 fëmijët dhe dy të dashurat e tij.

Gruaja e australianit e tregon kështu jetën e saj të veçantë seksuale: “Eksperimentojmë shumë. Nuk kam parë kurrë porno, por nuk besoj se pornoja ka të krahasuar me atë që ndodh në dhomën tonë të gjumit. Travi na bën të ndihemi shumë rehat dhe të eksperimentojmë me njëra-tjetrën dhe me të. Është i çmendur, por shumë i butë”