“PASI KAM NGRËNË…”/ Me linja perfekte por Jonida Vokshi na tregoi me këtë FOTO nuk i ka rezistuar ushqimeve jo të shëndetshme – AlpeGossip
“PASI KAM NGRËNË…”/ Me linja perfekte por Jonida Vokshi na tregoi me këtë FOTO nuk i ka rezistuar ushqimeve jo të shëndetshme

“PASI KAM NGRËNË…”/ Me linja perfekte por Jonida Vokshi na tregoi me këtë FOTO nuk i ka rezistuar ushqimeve jo të shëndetshme

Jonida Vokshi ka qenë gjithmonë shumë elegante dhe madje as shtatzënia nuk mundi të ndërhynte në format e saj perfekte trupore. Ajo i habiti të gjithë, teksa u shfaq në formë shumë të mirë menjëherë pas lindjes së vajzës. Madje kishte nga ata që i komentonin me shaka se ajo nuk kishte lindur fare, sepse nuk mund të vërehej as ndryshimi më i vogël në trupin e saj.

Duke qenë se kjo ju ra në sy të gjithëve, Jonida më pas zbuloi sekretin e saj. Ajo tregoi se gjatë shtatzënisë së vajzës u kujdes që të ushqehej sa më shëndetshëm, duke e ndërthurur edhe me aktivitet fizik. Megjithatë kur vjen puna tek disa ushqime që nuk ju rezistojmë dot, Jonida është njësoj si të gjithë ne.

Së fundmi ajo ka treguar se brenda një dite ka konsumuar ushqime të shpejta dhe si për të mos u ndjerë në faj me veten në fund ka ngrënë një pjatë të mbushur me fruta për të vendosur balancën.

“Sot, pasi kam ngrënë të gjitha ushqimet jo të shëndetshme që kishte marketi i lagjes, pasi porosita 2 herë sandwich full majo dhe patate të skuqura, po mendoj ta mbyll shëndetshëm se thonë si e mbyll ditën, nis tjetra që vjen”, ka shkruar Jonida përkrah fotos së pjatës me fruta.

Të paktën Jonida e ka mbyllur ditën shëndetshëm dhe nuk është keq që të bëjmë dhe ne të njëjtën gjë për t’u ndjerë më mirë me veten tonë.