LUMTURONI PARTNERIN TUAJ/ Ja 20 dëshirat e një mashkulli në shtrat - AlpeGossip
LUMTURONI PARTNERIN TUAJ/ Ja 20 dëshirat e një mashkulli në shtrat

LUMTURONI PARTNERIN TUAJ/ Ja 20 dëshirat e një mashkulli në shtrat

Jo të gjithë meshkujt janë të dhënë pas seksit, megjithatë të gjithë kanë disa dëshira të përbashkëta që të çmenden pas femrave.
Që jeta seksuale është shumë e rëndësishme në një raport për këtë jemi të gjithë dakord, ndaj nëse doni që ta mbani të lidhur pas vetes, atëherë zbuloni se cilat janë 20 gjërat që do të mund ta çmendin partnerin tuaj në shtrat.

Kështu ju nuk do të lumturoni vetëm atë, por edhe veten tuaj.

Entuziazmi

Meshkujt nuk kanë gjithmonë dëshirë të jenë në rolin e drejtuesit në shtrat. Ndonjëherë mund ta bëni edhe ju këtë rol. Ata do të kënaqen.

Surpriza

Mos bëni të njëjtat gjëra gjithmonë, ndonjëherë nevojitet që ta surprizoni me diçka të re, të cilën nuk e keni bërë kurrë më parë. Për shembull provoni të bëni striptizëm.

Komplimentet

Duhet t’i tregoni partnerit tuaj që ju pëlqen, që e doni dhe që është i mrekullueshëm në shtrat. Ai këtë do ta dëgjojë shpesh.

Pushteti

Meshkujt i pëlqejnë femrat e pushtetshme në shtrat. Ata kanë dëshirë që të drejtohen nga femrat. Por kujdes! Këtë nuk duhet ta bëni gjithmonë, pasi mund të ndihet inferior.

Besimi

Besimi është baza e çdo raporti. Nëse e keni atë, atëherë keni gjithçka.

Ndjenjat

Përfshirja fizike nuk mjafton asnjëherë, duhet të bëni më shumë. Duhet ta njihni mjaft mirë partnerin, të keni një lidhje më të fortë psikologjike.

Fantazia

Hidhini pak “piper” jetës suaj seksuale, duke plotësuar dëshirat  e partnerit edhe kur ato janë pak të çuditshme.

Nisma

Mësoni që të merrni edhe ju nismën për të pasur një raport seksual. Nëse e bëni këtë meshkujt do t’ju adhurojnë.

Fjalët seksi

Gjuha e trupit është shumë e rëndësishme në një raport, megjithatë as fjalët nuk mbeten pas. Ndonjëherë ndonjë fjalë seksi e thënë nga ju papritur do ta bëjë atë të çmendet pas jush.

Adhurimi fizik

Meshkujt duan që të dëgjojnë që e adhuroni trupin e tyre, madje edhe…atë. E qartë apo jo!

Pranimi

Nëse arrini që të pranoni defektet tuaja dhe të partnerit, atëherë do të arrini ta bëni mashkullin tuaj të lumtur.

Masazhi

Nuk duhet që të fokusoheni vetëm te seksi, përkëdheljet dhe masazhet janë tejet sensuale dhe do të zgjojnë edhe më shumë dëshirën dhe pasionin tuaj të përbashkët.

Kujdesi për veten

Për meshkujt është shumë eksituese kur shohin një femër që kujdeset për veten. Mos i zhgënjeni!

Të brendshmet

Në vend që të përdorni të brendshmet e zakonshme, që ndoshta janë edhe më të rehatshme për ju, blini ndonjë komplet më seksi.

Egërsi

Ndoshta natyra juaj është e butë dhe e ndjeshme, por në shtrat nevojitet pak më shumë agresivitet. Meshkujt e pëlqejnë kur është brenda kufijve.

Spontanitet

Rutina është me plot kuptimin e fjalës vrasja e pasionit, kështu që duhet ta shmangni sa më shumë. Provoni të bëni çdo herë diçka ndryshe, ndoshta duke ndërruar pozicionet ose ambientet.

Përfshihuni

Tregohuni të dhëna pas raportit tuaj, por jo vetëm në shtrat. kujdesuni për partnerin edhe jashtë raportit seksual.

Shtëpia

Që të keni një raport të përkryer, nevojitet që të keni edhe një shtëpi të ngrohtë, të rregulluar mirë e bukur. Ambienti ku jetoni është shumë i rëndësishëm, për ta bërë atë të kthehet sa më shpejt në shtëpi.

Pozicionet

Nuk bëni gabim që të blini “Kamasutrën”, apo pse jo edhe të eksperimentoni pozicione që nuk i gjeni në këtë libër. Nuk do të zhgënjeheni nga reagimi i tij.

Kënaqësi

Përqendrohuni më shumë te ndjenja e kënaqësisë dhe tregojini se sa shumë e vlerësoni faktin që ai kujdeset për orgazmën tuaj.