“FESTIVALI I 57 I KËNGËS”/ Jonida Maliqi: Përjetimet e rikthimit , Eurovizioni dhe surprizat për publikun – AlpeGossip
“FESTIVALI I 57 I KËNGËS”/ Jonida Maliqi: Përjetimet e rikthimit , Eurovizioni dhe surprizat për publikun

“FESTIVALI I 57 I KËNGËS”/ Jonida Maliqi: Përjetimet e rikthimit , Eurovizioni dhe surprizat për publikun

Ajo është një ndër zërat potentë të muzikës shqiptare, e ndonëse e ka ndarë jetën e saj mes muzikës dhe biznesit, Jonida Maliqi kësaj here ka vendosur të kthehet fuqishëm këtë fundvit. Këngëtarja është konfirmuar në listën e artistëve pjesmarrës në festivalin e Këngës në këtë edicion të 57-të dhe madje që në krye të herës kënga e saj “Ktheju Tokës” është renditur në radhët e këngëtares pretendente që mund të përfaqësojë vendin në Eurovizionin e 2019-ës.

E ky rikthim i bujshëm, pas një mungese 11 vjeçare nuk kishte si të kalonte pa u vënë re e pa u diskutuar e pikërisht për këtë bordo.al ka intervistuar artisten për të na treguar diçka më shumë rreth përjetimeve e përshtypjeve për Fest ‘57

1- Jonida, cilat janë përshtypjet për rikthimin në festival pas kaq vitesh mungesë?

Jam rritur me emocionet dëshirën dhe pasionin për të qenë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH madje atje kam provuar se si mund të të kthejë publiku nëpërmjet ovacioneve dhe duartokitjeve të tij. Pas 11 vjetësh rikthehem më e sigurt se kurrë me këngën që më ngjalli dashuri me dëgjim të parë falë vijës melodike dhe ritmikës potente ende projekt.

2- Pse vendose të kthehesh pikërisht këtë vit?

Të jem e sinqertë, duke qenë pjesë e vazhdueshme e kompeticioneve muzikore ndër vite isha e bindur se e kisha konsumuar këtë fazë artistike. Por një telefonatë surprizë e ish-pedagoges sime në Universitetin e Arteve Erjona Rushiti që më tregoi vijën melodike të këngës rrëzoi ideologjinë time përsa i përket pjesmarrjes në Festival. Ashtu sikurse u shpreha më lart ky material muzikor më rrënqethi për të parën herë dhe vazhdon më jep të njëjtin efekt sa herë e këndoj, sepse muzika është ndjenjë.

3- Konsiderohesh si një ndër emrat pretendentë për të na përfaqësuar në Eurovizion. Ke ndonjë koment për këtë? A është ky qëllimi yt kryesor?

Eurovizioni nuk është qëllim në vetvete, sepse kënga në rradhë të parë duhet të depërtojë tek dëgjuesi. Ajo jeton aty! Dhe nëse unë kam hyr në zemrat e publikut kam realizuar misionin tim, çdo vlerësim tjetër që merr kënga do të ishte edhe realizimi i pritshmërisë që kemi ne si grup apo team i kësaj kënge duke filluar që nga autorja e muzikës dhe tekstit Eriona Rushiti dhe arranzhues e producent muzikor Enis Mullaj. Jemi duke pritur me emocion fillimin e festivalit.

4- Ti cilësohesh si fashion icon dhe të gjithë janë kuriozë për atë që do të veshësh në festival. Dimë që ia ke besuar veshjen stilistes Enada At’Nikolla mund t ëkemi ndonjë detaj ekskluziv se si do të jetë veshja jote?

Atëherë jo për supersticion por do ndaj me ju vetëm pak nga e gjithë performanca vizuale që kemi menduar së bashku me Enadën, e cila për çdo natë ka realizuar nga një veshje të veçantë. Në natën e dytë atë të performancës grupit i është bashkangjitur koreografja Riselda Sejdia, e cila gjithashtu ka krijuar një diçka speciale që pasqyron idenë e këngës.