PASI IU BASHKUA STUDENTËVE NË PROTESTË/ Jul Deda ka një mesazh për ata që komentojnë bindjet e tij politike (FOTO) – AlpeGossip
PASI IU BASHKUA STUDENTËVE NË PROTESTË/ Jul Deda ka një mesazh për ata që komentojnë bindjet e tij politike (FOTO)

PASI IU BASHKUA STUDENTËVE NË PROTESTË/ Jul Deda ka një mesazh për ata që komentojnë bindjet e tij politike (FOTO)

Në mes të personazheve publikë të cilët kanë dalë hapur në mbështetje të protestuesëve ka qenë dhe aktori i njohur Julian Deda. Përveç mbështetjes në rrjetet sociale ai ka dalë ditën e sotme krah tyre në protestë, bashkë me këngëtarin Renis Gjoka, i cili njejtë si Juli rradhitet në krah të studentëve në protestën e tyre 13 ditore.

 

E megjithatë prania në protestë duket se nuk është pritur mirë nga disa ndjekës të aktorit të humorit në rrjetet sociale, të cilët i kanë thënë se duhet të qëndrojë larg për shkak të përfshirjes së tij me Partinë Demokratike. Pikërisht për ta, Juli ka bërë një postim ku me anë të kësaj fotos këtu jep një mesazh.

Pasi sqaron se kujt i drejtohet ai thotë se ruan respektin maskimal për personat që e kuptojnë se liria e tyre mbaron aty ku fillon e tij dhe siguron që deri në fund do të jetë krah studentëve. Ky është dhe postimi i tij i plotë:

View this post on Instagram

Me kete foto pershendes te gjithe ata individe, qe te organizuar nga lloj lloj komunistesh apo marksistesh, te cilet i sherbejne çdo lloj gjeje tjeter perveç se Shqiperise, vijne e futen ne rrjetet e mija sociale dhe me bejne moral duke tentuar te me intimidojne me fjaline e famshme "ti je me PD s'ke pune te protesta". Me kete rast perpara se t'i bej block, dua t'i them hapur fare, se mua nuk me plas, sepse jam njeri i lire te mendoj dhe te bej si te ma ndjeje qenia ime. Merrni instagramin tuaj dhe futeni pak ne byth. Per çdo njeri te arsyeshem qe perpiqet te kuptojne se liria e tij mbaron ku fillon e imja, ruaj respektin maksimal dhe e falenderoj me shpirt per qytetarine e treguar te pakten ne raport me mua. Faleminderit per mirekuptimin, une do vazhdoj te jem me studentet. 😉

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on