NJË ARSYE MË SHUMË PËR TA PARË/ Dua Lipa bëhet pjesë e filmit të njohur (FOTO) – AlpeGossip
NJË ARSYE MË SHUMË PËR TA PARË/ Dua Lipa bëhet pjesë e filmit të njohur (FOTO)

NJË ARSYE MË SHUMË PËR TA PARË/ Dua Lipa bëhet pjesë e filmit të njohur (FOTO)

Dua Lipa është kthyer në një nga artistet më në zë të momentit, por gjithmonë dëshiron që të sfidojë veten në diçka të re.

Këngëtarja e njohur shqiptare do të marrë pjesë në filmin “Alita: Battle Angel”, që do të dalë në kinema në 2019-n. Në fakt ajo nuk do të jetë aktore në këtë film, por kënga e saj do të jetë kolonë zanore

Lajmin e bëri të ditur vetë Dua përmes një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se këngës tashmë i kanë realizuar edhe klip.

Filmi “Alita: Battle Angel” do të shfaqet në kinema nga 14 shkurti i 2019-s dhe i përket zhanrit triller/fantashkencor.