PRINCI I LLASTUAR/ Charles kërkon ti hekurosen lidhëset e këpucëve dhe…(FOTO) – AlpeGossip
PRINCI I LLASTUAR/ Charles kërkon ti hekurosen lidhëset e këpucëve dhe…(FOTO)

PRINCI I LLASTUAR/ Charles kërkon ti hekurosen lidhëset e këpucëve dhe…(FOTO)

Princi Charles duket se adhuron ta ketë titull mbretëror dhe e shfrytëzon maksimalisht për të qenë shumë “extra”. Përmes një dokumentari të publikuar së fundmi më titull “Duke i shërbyer familjes mbretërore,” janë zbuluar të gjitha kërkesat e çuditshme të djalit të mbretëreshës Elisabeth.

Charles, i cili është pagëzuar nga stafi me titullin “princi i llastuar” dëshiron që gjithçka të jetë perfekte dhe të gjithë të jenë në këmbë për të, të paktën kështu bën të ditur ish-ndihmësi i Princeshë Dianë-s, Paul Burrell.

“Pizhamat e tij hekurosen çdo mëngjes, ashtu siç edhe lidhëset e këpucëve. Piletat e banjës duhet vendosur në një pozicion specific dhe temperatura e ujit duhet të jetë e vakët. Madje, ndihmësi i tij duhet t’i vendosi 3 cm pastë dhëmbësh në furçë çdo mëngjes” – shprehet Burrell.

Por prisni, ka edhe më shumë çudira. Burrell kujton telefonatën e mbretit të ardhshëm të Anglisë, i cili i kishte thënë: “Më thërriti në biblotekë dhe tha: ‘Paul, më ra në kosh një letër nga Mbretëresha. A mund ta ngresh?”