“BB VIP TA ZBULON SURRATIN…”/ “Luzja” i del kundër Arjolës, mbron Donaldin: O yll, gojën mjaltë e ke – AlpeGossip
“BB VIP TA ZBULON SURRATIN…”/ “Luzja” i del kundër Arjolës, mbron Donaldin: O yll, gojën mjaltë e ke

“BB VIP TA ZBULON SURRATIN…”/ “Luzja” i del kundër Arjolës, mbron Donaldin: O yll, gojën mjaltë e ke

Arjola Demiri është kthyer në konkurenten më të sulmuar brenda shtëpisë së“Big Brother Vip” për shkak të debateve të ashpra që ka krijuar me Donaldin dhe Einxhel.

Gjatë spektaklit të gjithë shpërthyen në ofendime dhe në ngritje tonesh. Një nga koleget e Arjolës në “Portokalli” i ka dalë kundër duke ripërsëristur termin që i tha Donaldi: Nxorre surratin e vërtetë.

Renada Caci, e njohur për rolin e “Luzes”, kolegia e Arjolës në skenën e ‘Portokalli’ ka treguar se mbështet Donaldin dhe ka hedhur ndaj Arjolës të njëjtat akuza si ai.

“O Donald, o yll gojën mjaltë e ke!”- shkroi ajo në statusin e parë.

Më pas postoi foton e një dhie duke shkruar: “”Big Brother VIP” është pasqyra që ta zbulon surratin ashtu siç e ke, o çikë. Një ditë të mbarë, miq!”. Kështu ajo ka ironizuar hapur Arjolën, duke qenë se temin “çikë” aktorja e përmend shpesh herë.