RRENGJE DHE KAMERA TË FSHEHTA/ Zbulohen detajet nga emisioni i ri në Top Channel – AlpeGossip
RRENGJE DHE KAMERA TË FSHEHTA/ Zbulohen detajet nga emisioni i ri në Top Channel

RRENGJE DHE KAMERA TË FSHEHTA/ Zbulohen detajet nga emisioni i ri në Top Channel

Në janar të 2019-ës, Top Channel do të nisë transmetimin e emisionit më të ri i cili me siguri do t’ju gozhdojë të gjithëve para ekranit. U mësua se programi do të jetë një realityshow i drejtuar nga moderatori i njohur Florian Agalliu.

Në një prononcim për ‘Who’, Floriani ka rrëfyer detaje rreth emisionit “Dita e parë e punës” që pritet të nisë shumë shpejt. Sipas tij, gjithçka bazohet tek rrengjet dhe kamerat e fshehta që do t’i bëhen punojësve në ditën e parë të punës në një kompani të re.

“Ne ndjekim në ditën e parë të punës një personazh i cili fillon punë për herë të parë dhe shkon në një kompani të re. Gjithë përballja që duhet të bëjë ai me secilin prej drejtuesve në vendin e punës ku ka aplikuar do të mbulohet nga aktorët tanë që do të përpiqen të krijojnë situata konkrete komike dhe të këndshme për ta kthyer ditën e parë të punës në diçka ndryshe.”- ka rrëfyer Floriani.