U KAPËN MAT/ Roberti zgjedh të MARTOHET me Xhesikën (FOTO) – AlpeGossip
U KAPËN MAT/ Roberti zgjedh të MARTOHET me Xhesikën (FOTO)

U KAPËN MAT/ Roberti zgjedh të MARTOHET me Xhesikën (FOTO)

Pas ndarjes së bujshme nga këngëtarja Nora Istrefi, u aludua se Robert Berisha kishte nisur një lidhje me një modele të quajtur Xhesika Kadiu, më të cilën u kap mat disa herë. Ndonëse dikur i mohoi thashethemet, i ftuar sonte në ‘Shiko kush luan’, ai ka zgjedhur të ‘martohet’ pikërisht me të.

 

Mes lojërave e pyetjeve pikante, këtë mbrëmje Roberti është përballur me sfidën e martesës. Ai duhet të zgjidhte mes femrave të bukura nga showbizi shqiptar që u shfaqën në ekran vetëm për të, dhe deri diku ai qëndroi me Mimoza Shkodrën, mirëpo gjërat ndryshuan kur në lojë u fut Xhesika. Fillimisht këngëtari bëri sikur nuk e njohu, duke pyetur se ‘kush është kjo’, por më pas u shpreh se e ka marrë në një videoklip.

Ai zgjodhi modelen kundrejt çdo vajze tjetër, madje dhe kur ishte fotoja e Norës ajo që u shfaq në ekran. Në foton që iu paraqit, Nora shihej me sy të mbyllur dhe Roberti me shaka u shpreh: ‘Ta lëmë vajzën të flejë gjumë’. Ai i refuzoi të gjitha dhe në fund pranoi të martohej me Xhesikën.