MOS E DERDHNI MË UJIN E MAKARONAVE/ Ja çfarë efektesh “magjike” ka për flokët dhe lëkurën – AlpeGossip
MOS E DERDHNI MË UJIN E MAKARONAVE/ Ja çfarë efektesh “magjike” ka për flokët dhe lëkurën

MOS E DERDHNI MË UJIN E MAKARONAVE/ Ja çfarë efektesh “magjike” ka për flokët dhe lëkurën

Nëse je një prej atyre njerëzve që e derdh menjëherë ujin e makaronave pasi kanë zier, në këtë artikull do të zbuloni se keni më shumë se një arsye për të mos e bërë këtë sepse ky ujë mund të përdoret për gjithçka. Sasia e lartë e amidonit dhe e kripërave minerale e bën atë një ushqyes të shëndetshëm të lëkurës, por njëkohësisht edhe një zbutës dhe hidratues të skalpit. Lexoni si më poshtë:

Maskë për fytyrën: Në një filxhan kafeje me ujë makaronash shtoni 1 lugë çaji me tërshërë dhe përfitoni një masë në formë scrub-i. Përhapeni në të gjithë fytyrën dhe mbajeni për 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë, lëkura do të jetë më e butë dhe më e pastër.

Shënim: Ujit të makaronave mund t’i shtoni edhe një lugë kafeje mjaltë dhe të provoni një maskë tjetër në të njëjtën mënyrë si më sipër.

Maskë për flokët: Uji i makaronave është po ashtu mjaft i mirë për skalpin pasi pastron, zbut dhe hidraton lëkurën e kokës. Para se t’i lani flokët me shampo, lagini me ujin e makaronave duke e masazhuar skalpin me mollëzat e gishtave. Mbajeni për disa minuta dhe pas kësaj lajini flokët si zakonisht.

Zbutës për duart: Në rast se në ujin e makaronave ke hedhur pak vaj, kjo do t’i bëjë edhe më të buta duart. Më pas shpëlajinj më ujë ambienti. Kripërat minerale ushqejnë lëkurën e dëmtuar apo të thatë të duarve, ndërsa vaji e zbut dhe i jep lëkurës më shumë shkëlqim. Kjo metodë mund të përdoret edhe për zbutjen e lëkurës së këmbëve.