E AKUZUAN SE KA BORXH NË MALDIVES/ Fisnik Syla poston videon i rrethuara me para (FOTOT) – AlpeGossip
E AKUZUAN SE KA BORXH NË MALDIVES/ Fisnik Syla poston videon i rrethuara me para (FOTOT)

E AKUZUAN SE KA BORXH NË MALDIVES/ Fisnik Syla poston videon i rrethuara me para (FOTOT)

Prej disa ditësh, Fjolla Morina dhe Fisnik Syla, kanë qenë në krye të medieve rozë. Kësaj radhe ata janë në qendër të vëmendjes për shkak të një skandali me një kompani agjencie.

Një agjenci turistike nga Kosova ka akuzuar çiftin se u kanë mbetur borxh mbi 20 mijë euro për një udhëtim që kishin bërë në ishujt Maldive gjatë vitit të kaluar. Lidhur me këtë akuzë kaq të fortë ka reaguar biznesmeni përmes një postimi në profilin e tij në”Instagram”.

Syla ka thënë se kjo gjë është e pavërtetë dhe se do të ushtroj padi për shpifje. Ai ka publikuar gjithashtu edhe disa video ku shihet i rrethuar me para.

E akuzuan se ka 23 mijë euro borxh për pushimet në Maldive,

Postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Me pak shqetësim e me më shumë keqardhje për ata që kapaciteti dhe horizonti i te menduarit është shume i nivelit të ulët, e përcolla dje në një emision duke folur një njeri “me fytyre te mbuluar” dhe duke sajuar te pavërteta dhe “ëndrra me sy hapur” gjoja se unë i paskam mbetur borxh  dhe nuk ja paskam paguar te hollat për pushimet ne Maldive.

Çfarë ironie dhe e pavërtete e madhe e dikujt qe foli “me maske”.

Ndërsa unë sot ati dhe të gjithë atyre që mendojnë si ai, apo thurin plane bashke me të, apo atyre që  me ose padashje kanë rënë viktimë e këtij burri te maskuar unë po i flasë pa maska dhe pa doreza.

Nuk ka fuqi natyrore dhe as mbinatyrore përveç Zotit te Madhërishëm, Ati i qofshim fale. Qe me shantazhon, qe kërkon haraq dhe qe me shkruan dhe thotë se nëse nuk me paguan paratë të cilat njëherë janë paguar se do te na qes ne portale.

Këtë e ka bërë disa herë në vazhdimësi ku pronari i agjencisë me fytyrë të mbuluar, dhe kur e pa qe te unë nuk do të këtë sukses kurrë atëherë manipuloj dhe i gjeti edhe disa gazetare te cilët dua te besoj se pa vetëdije ranë ne ndikimin e këtij mashtruesi dhe haraqexhiju bënë video dhe përgjime pa asnjë leje dhe procedure.

Unë jetoj në një shtet të së drejtës dhe demokratik dhe jam shumë i lumtur që edhe vendlindja e ime, Kosova çdo dite dhe me shume po konsolidohet si një shtet i lirë dhe demokratik dhe po e lufton krimin, korrupsionin, fajden dhe kriminalitetin .

Me këtë besim unë sigurisht se do te ushtroje padi për shpifje dhe kërkim haraqi nga ky njeri i maskuar dhe nga te gjithë ata qe thurin te pavërteta, qe bëjnë plane te ndyta dhe mafioze për mua duke llogaritur se unë kam para dhe do te ju jepe atyre përmes shantazhit, kercenimeve apo kurthave te tyre qe i përgatisin me shume mjeshtri…

Unë vërtetë kam para mjaftueshëm për një jete normale ,te cilat i fitoj me djersen e ballit dhe ne mënyrën me te ndershme dhe transparente dhe për ketë ndihem shume krenarë .

Nuk ja vlen aspak te humbim kohe me njerëz te nivelit te ulet qe profesion e kane shpifjen, gënjeshtrën , shantazhin dhe përfitimin ne emër te tjetër kujt.

Parimi imi ne jete dhe ne sukseset e mija është korrektësia, sinqeriteti , e vërteta dhe e drejta edhe kur është e hidhur si dhe  krahas investimit ne biznes  me shume kënaqësi investoj edhe ne bamirësi, madje ky është biznesi dhe investimi me fitim prurës ne jetë.

Prandaj me keqardhje o njeri qe flet pa e zbuluar fytyrën, kësaj radhe nuk te shkrepi gënjeshtra, kësaj radhe ngele duarthatë, sepse deshe te marrësh haraq dhe u tregove shumë i ulët.

Ti vazhdo me ketë “profesionin” qe ke  zgjedhur ndërsa unë ne vend qe te paguaj ty haraq apo edhe njerëzve te sojit qe mendojnë dhe thurim plane sikur ti, po investoj me mire ne bamirësi dhe ashtu siç kam bere gjithmonë do te vazhdoj te ndihmoje njerëz dhe familjare ne nevoje por pa bere zhurme   sepse me këtë rast e kryej vetëm një obligim njerëzor dhe human, dhe kjo me bene te ndihem mire dhe shume i lumtur.

E akuzuan se ka 23 mijë euro borxh për pushimet në Maldive,

E akuzuan se ka 23 mijë euro borxh për pushimet në Maldive,

E akuzuan se ka 23 mijë euro borxh për pushimet në Maldive,