SULMOI TË TJERËT SE E I MORËN IDETË/ Capital T tani KOPJON vetë! (VIDEO) – AlpeGossip
SULMOI TË TJERËT SE E I MORËN IDETË/ Capital T tani KOPJON vetë! (VIDEO)

SULMOI TË TJERËT SE E I MORËN IDETË/ Capital T tani KOPJON vetë! (VIDEO)

Aty nga tetori, Capital T akuzoi fillimisht Drake-un dhe më pas Tyga-n se i kopjuan koncertin, ndërkohë që sot ironia e fatit e do që Capital të kopjojë vetë. Kënga e tij e fundit “Akull” ka të gjitha gjasat të kthehet në hit, por problemi qëndron se një pjesë e saj është e kopjuar.

“Pjesa indiane është marrë nga një film indian. Shpresoj që ta shënojë këtë,” shkruan dikush në YouTube. “Kur pushon së bëri vetë muzikë dhe fillon e përdor muzikën e filmave indianë,” lexohet diku tjetër. “Kënga e ‘Ek Villain’ e miksuar me këtë të Capital T?” është një tjetër koment.





Siç mund ta shihni në krahasimin në vijim, kënga “Galliyan” është kolona zanore e filmit të famshëm të Bollywood-it “Ek Villain”.

Sigurisht që mund të kemi të bëjmë me rimarrje (që është e lejueshme), por në mbishkrimin e videos së reperit nuk shkruhet kurrkund se ku është marrë origjinali, çka rrjedhimisht të bën të mendosh që është kopje.

LANNEX – PA NDJENJA

Të njëjtën këngë ka përdorur më parë edhe këngëtari shqiptar Lannex, por siç mund ta shihni, në video shkruhet se kënga është e licensuar nga T-Series, që gëzon të drejtën e këngës “Galliyan”, ndryshe nga rasti i Capital T ku shkruhet se muzika është realizuar nga BO Beatz dhe Cano Milano, regjistrimi nga Rzon Music dhe miksimi nga Lorenc Aliaj. Pra, në asnjë moment nuk përmenden realizuesit e këngës së njohur në gjuhën hindishte.

CAPITAL T – AKULL

*Marrë nga Anabel.al