DHURATAT E MINUTËS SË FUNDIT/ Ç’të zgjidhni shpejt dhe lirë pë njerëzit e dashur – AlpeGossip
DHURATAT E MINUTËS SË FUNDIT/ Ç’të zgjidhni shpejt dhe lirë pë njerëzit e dashur

DHURATAT E MINUTËS SË FUNDIT/ Ç’të zgjidhni shpejt dhe lirë pë njerëzit e dashur

Data është 24 dhjetor dhe ju ka mbetur shumë pak kohë për t’i bërë dhurata njerëzve të afërt. Nëse s’keni asnjë ide, lista më poshtë do t’ju vijë në ndihmë. Dhuratat janë të thjeshta, por çfarë bën diferencën dhe tregon përkushtim është mënyra se si i personalizoni veçanërisht për ta!

1. Vathë

S’ka kohë për t’u menduar gjatë. Kjo formë vathësh i shkon thuajse të gjithave dhe shoqja jote s’bën përjashtim.

2.Macarons 

Embëlsira e famshme pariziene. Nëse e latë dhuratën për minutë të fundit, një kuti me macarons do t’ju shpëtojë.

3.Shall i stërmadh

Kujt nuk i duhet një i tillë? Edhe nëse nuk është tip shallesh” në ditët me temperatura ~të tmerrshme~ do ta vendosë se s’ka zgjidhje tjetër. Funksionale!

4. Album fotografik në formë vargu

Kujtimet më të ëmbla të varura në dhomë!

5.Një bllok i lezetshëm shënimesh

Viti është i gjatë dhe 2020 ka shumë gjëra që duhen mbajtur mend.

6.Byrzylykë të personalizuar

Nëse ju duhet për miqtë e ngushtë, apo për partnerin/en një byrzylyk i tillë ju nxjerr nga “sikleti” i dhuratës.

7. Një çantë tualeti

Me një detaj në të, që sa herë ta shohë, t’ju kujtojë ju.

8.Shapka 

Të ngrohta, jo të kushtueshme dhe shumëëë të rehatshme