Demi Lovato ka vendosur se fundmi t’i kthejë përgjigje një reviste, e cila e ka cilësuar këngëtaren të shëndoshë. Ajo publikoi disa ‘Instastory’ ku shpjegonte se ndjente keqardhje për këta njerëz që kanë ndërtuar artikuj mbi peshën e saj, kur më parë ka qenë vetë 26-vjeçarja e cila ka pranuar se ka probleme me kequshqyerjen.
“Më ngrihen nervat kur shikoj se njerëzit mendojnë se është në rregull të shkruash për peshën e trupit. Artikuj si këto kontribuojnë vetëm në mënyrën e të menduarit tek njerëzit toksikë. Ju jeni më shumë se pesha juaj”, ka shkruar Lovato në ‘Instagram-in’ e saj.
Kujtojmë se disa kohë më parë këngëtarja e famshme rrezikoi jetën e saj nga problemet me lëndët e ndaluara, por pas një periudhe të gjatë në rehabilitim, u rikthye sërish fuqishëm.