PSE MUNGOI I DASHURI NË FESTËN E DITËLINDJES? Antonela Berisha flet hapur – AlpeGossip
PSE MUNGOI I DASHURI NË FESTËN E DITËLINDJES? Antonela Berisha flet hapur

PSE MUNGOI I DASHURI NË FESTËN E DITËLINDJES? Antonela Berisha flet hapur

Pak ditë më parë, ish-banorja e BBV1, Antonela Berisha, festoi ditëlindjen e 27-të me një grup të ngushtë miqsh dhe të afërmish. Jo pak, por ajo e quan intime festën me 40 të ftuar, nga të cilët mungoi “personazhi kryesor”.

Fustani i kuq që Antonela zgjodhi për të veshur në festë mori vëmendjen e të gjithëve, por ajo tha se e kuqja nuk kishte lidhje me dashurinë. Ish-konkurrentja e edicionit të parë të BBV pranoi se në festë kishte ftuar miq të zemrës, por i dashuri nuk ishte i pranishëm.

“E lidhur jam, me ulje-ngritje si të gjithë. Ka një problem, se unë jam reale dhe i tregoj, kurse të tjerët s’i tregojnë. Me ulje, me ngritje, por jemi bashkë…. Edhe pse ai s’ishte në festë”,- tha ajo. E pyetur nga Bieta për dhuratën më të bukur, Antonela tregoi se ishte një certifikatë e blerjes së një ylli, që mbante emrin e saj, ajo që i kishte pëlqyer më shumë. Megjithatë, as vetë nuk e dinte se nga cili prej të ftuarve i kishte ardhur kjo dhuratë.