KIARA TITO E LIDHUR JASHTË? Miku i moderatores zbulon të vërtetën – AlpeGossip
KIARA TITO E LIDHUR JASHTË? Miku i moderatores zbulon të vërtetën

KIARA TITO E LIDHUR JASHTË? Miku i moderatores zbulon të vërtetën

Historia e bujshme e Luiz Ejllit dhe raporti i tij me Kiara Titon ishin një ndër temat që u diskutuan këtë të diel në “Fun Club” me Megi Pojanin, Ardit Çunin dhe të ftuar të shumtë.

Kiara Tito e lidhur jashtë? Miku i moderatores zbulon të

Prej disa ditësh portalet kanë aluduar se Kiara ka një lidhje jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, por i ftuar sot në “Fun Club’ stilisti dhe miku i saj, Niko Komani, i ka përgënjeshtruar këto lajme duke theksuar që Kiara ka hyrë single.

Nga ana tjetër, rrjeti është çmendur me postimin suportues të Butrint Imerit ndaj Kiarës, ku Niko dhe gazetarja Aulona Musta kanë komentuar veprimin e tij.

Ndër të tjera, Aulona ka shtuar se Butrinti është ndarë nga aktorja Olta Beqiri dhe nuk ka asnjë arsye që të mos e mbështesë ish-të dashurën e tij, Kiarën.