NGA XHELOZIA? Ja cili VIP i ka bërë BLLOK në Instagram Taynës – AlpeGossip
NGA XHELOZIA? Ja cili VIP i ka bërë BLLOK në Instagram Taynës

NGA XHELOZIA? Ja cili VIP i ka bërë BLLOK në Instagram Taynës

Tayna është kthyer në një nga reperet më të komentuara në media që kur publikoi videoklipin e parë e deri më sot që numëron hite të njëpasnjëshme dhe sukses të paparë.

Ajo është shumë aktive si me koncerte, projekte muzikore apo edhe në rrjetet sociale ku i mban të përditësuar ndjekësit e saj.

Së fundmi Tayna ka qenë e ftuar në Prive për një intervistë 60 sekondëshe ku i është dashur të përgjigjet shkurt.

Në intervistën “60 sekonda” (lexo këtu), këngëtarja e ka thënë troç që kolegët flirtojnë me të, mirëpo paska edhe kolegë ose kolege që i kanë bërë “block” prej xhelozisë. Të paktën kështu u përgjigj reperja në këtë intervistë kur u pyet, pasi tha: “Po më herët”.

Ne po vrasim mendjen se kush mund të jetë!