E THONË DERMATOLOGËT/ Këto ushqime rinojnë lëkurën dhe fshijnë “vitet” – AlpeGossip
E THONË DERMATOLOGËT/ Këto ushqime rinojnë lëkurën dhe fshijnë “vitet”

E THONË DERMATOLOGËT/ Këto ushqime rinojnë lëkurën dhe fshijnë “vitet”

Ndonëse për shumë prej nesh mosha është vetëm një numër, gjithësecili i ka vitet e jetës mbi kurriz dhe duam s’duam ato reflektohen në pamje sado i ri të jetë shpirti . Ushqimi luan një rol jetësor në shëndetin tonë, jetëgjatësinë dhe lëkurën tonë! Nëse doni që të rinoheni dhe 10 vite të fshihen si me gomë përfshini në regjimin tuaj këto 8 ushqime.
1. Avokado
Avokado është një superushqim që përmban yndyrna të shëndetshme. Një avokado në ditë mund të zvogëlojë nivelin tuaj të kolesterolit dhe të mbështesë procesin e rigjenerimit të lëkurës. Avokadot i sigurojnë trupit Vitamina C, kalium dhe antioksidantë, të cilat mund t’ju ndihmojnë të mbani lëkurën tuaj të shëndetshme dhe plot shkëlqim.

2. Manaferrat
Manaferrat e luleshtrydhet përmbajnë antioksidantë që parandalojnë dëmtimin e qelizave.

3. Shafrani i Indisë
Kjo erëz besohet se ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes dhe furnizon trupin me energji duke reduktuar stresin oksidativ.

4.Agrumet: Qitroja, portokalli, mandarina dhe limoni jo vetëm që janë të pasura në vitamin C, vitamin esenciale për shëndetin e lëkurë, por përmbajnë gjithashtu vlera të tjera ushqyese ku ndër më kyesorët përmendim acidin folik dhe antioksidantët. Këta përbërës ulin kolesterolin e lartë dhe acidin urik në gjak, parandalojnë oksidimin e venave të gjakut dhe mbrojnë zemrën.

5.Domatet janë të pasura me vitaminë A , vitaminë C dhe acid folik. Licopeni është antioksidanti më i fuqishëm që gjendet tek domatja dhe mbron lëkurën nga rrezet ultravjollcë dhe mbron organizmin nga infeksionet e ndryshme.

6.Hudhra ka veti anti-bakeriale dhe anti-inflamatore që përmirësojnë qarkullimin e gjakut, luftojnë plakjen e parakohshme

7.Çokollata e zezë mbron lëkurën nga veprimi i radikaleve të lira dhe rrezeve të dëmshme të diellit, si dhe e hidraton atë.

8.Karotat Edhe pse është fund ii sezonit të tyre, karotat janë shumë të ushqyeshme për trupin, mendjen dhe lëkurën. Beta-karoteni që gjendet tek karota mbron retinën e syrit nga dëmet e ndryshme dhe përmirëson shikimin, ndërkohë që edhe trupi përfiton prej dobive të saj pasi ky përbërës mbron lëkurën nga rrezet ultra-vjollcë