THANË SE NUK UA NDJEN PËR SHTET/ Loredana dhe Don Xhoni e pësojnë keq (VIDEO) – AlpeGossip
THANË SE NUK UA NDJEN PËR SHTET/ Loredana dhe Don Xhoni e pësojnë keq (VIDEO)

THANË SE NUK UA NDJEN PËR SHTET/ Loredana dhe Don Xhoni e pësojnë keq (VIDEO)

Dy reperët e njohur, Loredana dhe Don Xhoni, janë ndaluar nga policia e Kosovës. Dyshja, të cilët sapo kanë nisur xhirimet e videoklipit në Ferizaj, janë përballur me policinë.

Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, shihet se policia e Kosovës iu ka ndërprerë xhirimet. Është bërë e ditur se ekipi xhirues nuk ka pasur leje për shfrytëzim të hapësirës publike për xhirim, ashtu siç e përcaktojnë rregullat dhe ligjet.

Si pasojë janë ndaluar dhe dënuar nga policia e shtetit e Kosovës. Tashmë Loredana dhe reperi do të duhet të gjejnë një vend tjetër për të xhiruar pjesën e klipit.

VIDEO