PASI E LARGUAN NGA PUNA ME NJË MESAZH/ Alesia Bami thumbon keq “Stop” (FOTO) – AlpeGossip
PASI E LARGUAN NGA PUNA ME NJË MESAZH/ Alesia Bami thumbon keq “Stop” (FOTO)

PASI E LARGUAN NGA PUNA ME NJË MESAZH/ Alesia Bami thumbon keq “Stop” (FOTO)

Disa ditë më parë në media bëri bujë lajmi se modelja dhe balerina e njohur shqiptare, Alesia Bami, u largua nga emisioni “Stop” dhe në vend të saj u vendos një balerinë e re.
Lidhur me këto lajme reagoi edhe vetë Alesia e cila tregoi se e kishin larguar nga emisioni me vetëm një mesazh.

‘Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit “Stop”. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në Top Channel dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës. Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri, tregoi Alesia.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Tv Klan, i cili theksoi se Alesia e kishte mbushur kupën duke mos respektuar rregullat e emisionit.

“Marrëdhënia ka nisur të kriset dhe të acarohet kohë më parë. Ajo e kishte mbushur kupën me sjelljen e saj aspak profesionale. Alesia nuk ishte korrekte me oraret dhe ka treguar mungesë respekti ndaj stafit të emisionit. Përveç kësaj, të dyja velinat duhej që për çdo dalje televizive të merrnin paraprakisht leje tek dy drejtuesit e emisionit, Saimir Kodra dhe Gentjan Zenelaj”.

Megjithatë siç duket modeles nuk i del e keqja për largimin e papritur nga “Stop” dhe së fundmi nëpërmjet një postimi, ku shfaqet e veshur si nuse, ajo ka paralajmëruar për planet e së ardhmes dhe ka thumbuar emisionin.

“Një princeshe i duhet një kështjellë, jo një kasolle”, ka shkruar ajo pranë fotos dhe shumë fansa kanë rënë dakord që ky është një thumb për ‘Stop’.