Ritës i ka mbetur në mendje Kosova, ja postimi i radhës për vendlindjen (FOTO) – AlpeGossip
Ritës i ka mbetur në mendje Kosova, ja postimi i radhës për vendlindjen (FOTO)

Ritës i ka mbetur në mendje Kosova, ja postimi i radhës për vendlindjen (FOTO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora ishte kryelajmi i 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ajo mbajti një koncert madhështor në Prishtinë, për cka i mbajti të informuar gjatë tërë kohës me video dhe foto ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Pas disa postimeve të njëpasnjëshme, ajo sot ka postuar një video në Instastory të bërë më 17 shkurt derisa po qëndronte në Kosovë.

Duke vënë mbishkrim një zemër, Rita dëgjohet duke u thënë fansave të saj “Faleminderit” nga makina.

Ylli botëror nuk lë rast pa përmendur prejardhjen e saj nga Kosova, duke i bërë të gjithë të ndjehen krenarë me të.