Edhe për ditëlindje e akuzojnë për PHOTOSHOP, Rasheli acarohet dhe ofendon rëndë: Ik q**uni! (FOTO) – AlpeGossip
Edhe për ditëlindje e akuzojnë për PHOTOSHOP, Rasheli acarohet dhe ofendon rëndë: Ik q**uni! (FOTO)

Edhe për ditëlindje e akuzojnë për PHOTOSHOP, Rasheli acarohet dhe ofendon rëndë: Ik q**uni! (FOTO)

Ajo është një nga vajzat më seksi të ekranit shqiptar, fama e së cilës u rrit shumë shpejt që në daljen e saj të parë në emisionin “Xing me Ermalin”, por aventura në këtë emision zgjati vetëm një sezon. Rasheli gjithashtu është shumë aktive në rrjetet sociale sidomos në Instagram ku numëron shumë ndjekës, të cilëve u dhuron gjithmonë foto provokuese duke shfaqur linjat e saj shumë të përfolura.

Shpesh është aluduar që edhe bukuroshja shqiptare ka rënë pre e ndërhyrjeve estetike, por gjithmonë e ka mohuar një gjë të tillë. Gjithashtu është sulmuar shpesh se përdor Photoshop në fotot që poston në Instagram dhe jo rrallë herë Rasheli iu është përgjigjur fansave në komente. Të njejtën gjë ka bërë së fundmi teksa ka publikuar një foto në ditën e lindjes së saj.

Rasheli ka festuar dje 19-vjetorin e lindjes dhe ka publikuar një foto kur ka qenë shumë e vogël, por me barkun jashtë.

E një fanse e akuzon se ka përdorur Photoshop te pjesa e barkut, por kjo gjë e ka acaruar Rashelin e cila e ka ofenduar atë duke i thënë se është e sëmurë mendërisht dhe i thotë “Fuck Off”. Mirëpo siç duket është penduar më pas dhe i ka fshirë komentet.