MOS I NEGLIZHONI/ Këto janë 7 ushqimet që do ju ndihmojnë të luftoni gripin – AlpeGossip
MOS I NEGLIZHONI/ Këto janë 7 ushqimet që do ju ndihmojnë të luftoni gripin

MOS I NEGLIZHONI/ Këto janë 7 ushqimet që do ju ndihmojnë të luftoni gripin

Në sezonin e dimrit është e pamundur t’i shpëtosh gripit, pasi temperaturat janë shumë të ulëta dhe trupi ynë ftohet shumë lehtë. Nëse doni t’i mbani sa më larg ilaçet, ndoshta këto ushqime janë zgjidhja perfekte për ju.

Supa e pulës

Këtë herë mamatë tona kanë plotësisht të drejtë për supën e pulës. Ajo jo vetëm ndihmon të luftojmë gripin, por edhe parandalon rishfaqjen e tij.

Agrumet

Vitamina C është shumë e rëndësishme pasi forcon sistemin tonë imunitar. Agrumet janë plot me vitaminë C, prandaj duhet të filloni t’i përdorni sa më shumë dhe ti bëni pjesë të rutinës tuaj ditore.

Qepët, hudhrat dhe prasi

Është vërtetuar që qepët,hudhrat dhe prasi vrasin në mënyrë natyrale bakteret apo viruset e tjera që futen në trup, duke larguar kështu gripin.

Mjalti

Mjalti është i njohur për vetitë e tij shëruese. Provoni të vendosni mjalt në një të djegur ose të gërvishtur. Nëse keni dhimbje fyti, një lugë mjaltë është gjithçka që ju nevojitet.

Vera e kuqe

Vera e kuqe është gjithashtu një parandalues shumë i mirë i gripit. Përbërësit e saj parandalojnë shumimin e viruseve që ndodh në trupin tuaj në momentin që ato futen.

Kërpudhat

Në Kinë kërpudhat përdoren si ilaç prej shumë kohësh. Ato janë të pasura më vitaminë D duke i dhënë kështu asaj fuqinë e një anti-virusi. Gjithashtu ndikon në forcimin e sistemit tonë imunitar.

Karbohidratet

Për personat që merren me aktivitete fizike, karbohidratet nuk janë shumë të rekomandueshme, por nëse jeni të sëmurë këto karbohidrate po ju ndihmojnë të jeni të fortë.