KËRKOI “GOCË QË BËNTE PITE”/ Mamaja i dërgon këtë mesazh në Instagram reperit të njohur (FOTO) – AlpeGossip
KËRKOI “GOCË QË BËNTE PITE”/ Mamaja i dërgon këtë mesazh në Instagram reperit të njohur (FOTO)

KËRKOI “GOCË QË BËNTE PITE”/ Mamaja i dërgon këtë mesazh në Instagram reperit të njohur (FOTO)

Me shumë mundësi e keni parë të shkruhet në portale ditën e djeshme lidhur me kërkesën e reperit të ri Seven Saraçi për të mos u marrë më me “vajzat e Instagramit” por të gjejë një “vajzë për shtëpi” me kushtin që të gatuajë “pite”.

Sigurisht që kjo deklaratë e tij u pasua me dakordësinë e një pjese të ndjekësve dhe mospëlqimin e disa të tjerëve.

Megjithatë, me rëndësi për Sevenin duhet të jetë që mamaja e tij është tërësisht dakord veçse edhe me disa kritere të tjera shtesë. Këtë e ka bërë vetë të ditur reperi teksa ka publikuar në Instastory mesazhin që e ëma i ka dërguar.

Pra jemi të qartë. Seven dhe mamaja e tij po kërkojnë një ‘nuse’: të zgjuar, me shkollë dhe që di të gatuajë.