PSE FSHIU DHE NDRYSHOI KËNGËN PËR LEDJANËN? Mevlani tregon gjithë të vërtetat – AlpeGossip
PSE FSHIU DHE NDRYSHOI KËNGËN PËR LEDJANËN? Mevlani tregon gjithë të vërtetat

PSE FSHIU DHE NDRYSHOI KËNGËN PËR LEDJANËN? Mevlani tregon gjithë të vërtetat

Një nga njohjet më të dashura të publikut në sezonin e dytë të Për’puthen ishte ajo mes Mevlanit dhe Ledjanës.

Edhe pse u duk sikur ishte duke u ndërtuar një histori dashurie mes tyre pas përfundimit të programit, jo vetëm që nuk vazhdojnë njohjen, por as nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin.

Mevlani ka fshirë gjithashtu edhe këngën nga ‘Youtube’, atë që i dedikoi pikërisht Ladjanës.

Ai e ka fshirë dhe e ka përpunuar duke e publikuar sërish, pa emrin e Ledjanës.

“Unë nuk kam qenë i dashuruar, thjesht e kam nis si dhuratë për personin në fjalë. Se pas emisionit, kishte fjalë nga ajo të tipit ‘Me cilin shpirt e bëre këngën që ma dedikove?’. Ajo ishte me zemër, por jo me dashuri, sepse unë nuk e doja atë person, ishte thjesht takimi i parë dhe mendova të bëj një gjë të bukur që thjesht ta kënaq atë”, tha Mevlani referuar këngës së shumëkomentuar.

Ndër të tjera Mevlani tregon moment kur ka vendosur të fshijë këngën.

“Pasi mora shumë nënvvlerësime për sjelljet e mia dhe për këngën që i kisha dedikuar, në acarim e sipër mendova që këngën ta fshij nga ‘YouTube’. Isha nervoz se nuk e prisja një reagim të tillë, nuk mendova dy herë, e fshiva këngën. Nuk e kam fshirë me zemër, por në nerva e sipër. Nuk kishte lidhje as me klikimet, as me lekët, se te ajo këngë nuk kam marrë asnjë denar. Nuk ka pas lidhje me klikimet apo për çështje fame”, sqaroi ish-konkurrenti.