Regjisori i njohur Eduart Grishaj ishte pasditen e sotme i ftuar në emisionin e Bieta Sulos, ‘Ftesë në pesë’. Ai e krahasoi realizimin e “Big Brother Vip” me atë të një ndeshje kampionati të futbollit.
Eduarti tregoi se Arbana është më e tensionuar për fillimin e reality show-t, ndërsa ai është njeri i qetë.
“Mua nuk më konkurron njeri te qetësia, njihem si njeri me qetësi olimpike. Arbana është më e tensionuar, edhe në shtëpi kështu i kemi të ndara rolet”, u shpreh ai.
Bieta e pyeti se çfarë bën për ta qetësuar. “I them bëj vetveten se ti je më e mira”, u përgjigj Eduarti.