DEBATI për këngëtarin grek, reagon gazetarja: Sjellja e Notis Sfakianakis në koncert, jo serioze "psikopate"... - AlpeGossip
DEBATI për këngëtarin grek, reagon gazetarja: Sjellja e Notis Sfakianakis në koncert, jo serioze “psikopate”…

DEBATI për këngëtarin grek, reagon gazetarja: Sjellja e Notis Sfakianakis në koncert, jo serioze “psikopate”…

Që Notis Sfakianakis ka pasur shumë adhurues në Shqipëri, kjo u pa edhe nga radhët e gjata për të hyrë brenda ambienteve të Pallatit të Kongresit, por jo të gjithë mbetën të kënaqur nga koncerti i zhvilluar të enjten mbrëma në Tiranë.

Një ndër to është është edhe gazetarja Dasara Karaiskaj, e cila në një lidhje telefonike për “Pop Culture” e vlerësoi si jo serioze paraqitjen e këngëtarit grek në koncertin e organizuar në Tiranë.

“Po t’i pyesje të njëjtit njerëz pasi dolën nga Pallati i Kongreseve, a ia vlejti të prisnin Notis Sfakianakis për dy orë dhe ai të dilte në skenë kur të donte. Duke lënë teknikën super të lodhur, e të tjerë… Të fillosh një koncert nga ora 8 në orën 10, sepse në këtë orar dua unë… Këtë ma konfirmoi edhe një prej miqve të tij më të ngushtë, i cili më tha se: ‘E ka pak këtë pjesën, këtë natyrën ‘psikopate’ në thonjëza’. Por mua, kjo nuk mu duk aspak serioze…”, deklaroi Dasara për “Pop Culture” në Top Channel.