Miqësitë e NGUSHTA që u kthyhen në ARMIQËSI/ Kush janë VIP-at shqiptarë që u “DIVORCUAN” (FOTO) – AlpeGossip
Miqësitë e NGUSHTA që u kthyhen në ARMIQËSI/ Kush janë VIP-at shqiptarë që u “DIVORCUAN” (FOTO)

Miqësitë e NGUSHTA që u kthyhen në ARMIQËSI/ Kush janë VIP-at shqiptarë që u “DIVORCUAN” (FOTO)

Shumë nga personazhet e njohur të ekranit kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Po ka nga ato histori miqësie që kanë mbetur gjysmë ose janë kthyer në armiqësi, për një arsye apo një tjetër. Më poshtë po ju rendisim disa nga dyshet e pandara të showbizit që mendonim se nuk do të prisheshin kurrë.

Baby G dhe Blerta Gashi

Lajmi tronditës i rrahjes së këngëtares shqiptare, Baby G nga shoqja e saj e ngushtë ka bërë xhiron e medave ditën e sotme.

Fillimisht ishte Baby G ajo që publikoi disa foto në Instastory ku tregonte se ishte rrahur barbarisht nga shoqja e saj Bleta Gashi në bashkëpunim me tre persona të tjerë.

Menjëherë pas kësaj reagoi vet Bleta, e cila nëpërmjet disa postimeve në Instastory u shpreh se Baby G është psikopate, ajo po bën viktimën dhe është një aktore shumë e zonja.

“Unë s’do godisja kurrë dikë që nuk më godet i pari, gënjeshtare, hiqesh sikur je viktimë, turp. Çfarë psikopateje je që ndryshon të gjithë historinë dhe më bën mua të keqe. Edhe policia e pa çfarë aktoreje je ti. Ti mund t’i gënjesh të gjithë, por Zoti sheh gjithçka”, shkruante Bleta.

Mirëpo nga ana tjetër ka reaguar përsëri këngëtarja Baby G nëpërmjet disa video-ve të postuara rresht në Instastory ku tregon se si ndodhi ngjarja.

“Ajo ishte një shoqe imja, me të cilën kam fjetur, e kam ndihmuar. Kjo nuk i bëhet as armikes, jo më dikujt që i thërret mike. Dhimbja dhe shenjat do largohen për ca ditë, por ti më ke lënduar mua, familjen time, miqtë e mi. Jam shumë e zhgënjyer dhe ne si femra duhet ta mbështesim njëra-tjetrën, duhet ta shohim njëra-tjetrën mirë. Këto kurva që urrejnë duhet t’i ndalojmë sepse ato na lëndojnë jo vetëm ne, por edhe familjen tonë. Nuk ishte sherr. Ishte e planifikuar, kurth. Ndodhi në mes të autostradës”, shprehet ndër të tjera Baby G në video-t e postuara në Instastory.

Elvana Gjata dhe Flor Mumajesi

Pas largimit nga labeli “Threedots”, Elvana Gjata i tronditi të gjithë me prishjen e një nga miqësive më të njohura të shoëbiz-it, asaj me Flori Mumajesin. Për ta është aluduar gjithnjë për një lidhje dashurie. Prej kohësh Elvana nuk është më pjesë e labelit “Threedots” dhe tashmë synon dhe investon vetëm në tregun ndërkombëtar. Këngëtarja do të risjellë disa projekte të reja që do të mbajnë vulën e një bashkëpunëtori të huaj. Jason Boynd, i cili njihet për krijimet e suksesshme që ka realizuar për kënëgtarë si Usher “Confessions” dhe Justin Bieber tek këngët si ‘Ëhat do you mean’ si dhe Sirota, që njihet për punën e bërë me Justin Bieber apo me Drake, do të risjellin fuqishëm Elvanën në muzikë.

Noizy dhe Enca

Një intervistë e këngëtares Enca Haxhia për Prive, është bërë shkas për një zënkë mes saj dhe kreut të grupit OTR, reperi Noizy. Përgjigja e Encës mbi Universal Music dhe se si ajo u pranua falë forcave të saj dhe stafit në këtë kompani prestigjioze muzikore, e ka nxehur keq Noizy-n, i cili më herët ka treguar se ka qenë ai që e ka futur Encën në këtë kompani. Në një postim në Instagram, Noizy i thotë Encës se nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi: “Ti dhe “stafi” keni hyrë në Universal me forcat e tua? Cili staf? Shoferi i makinës Apo make up artist!? Mos harro se as nuk të njihnin dhe u desh të bisedoja 30 min me to për ty dhe që vendosëm të japim një shans, dhe gjithë kjo bisedë është e inçizuar për prova. Shko thirr gazetarët prap dhe jep intervistë të saktë, pa rrena, se s’ke arsye. Deri atëherë je jashtë grupit OTR”.

Tuna dhe Dafina Zeqiri

Ato dikur kanë qenë shoqe mjaft të mira, por arsyeja pse u distancuan nuk u tha nga asnjë palë. Kujtojmë që së bashku Tuna dhe Dafina kanë bashkëpunuar në këngën “Vibe” dhe kanë marrë pjesë në klipin e Capital T, “U bë vonë”.

Albana Osmani dhe Eneda Tarifa

U përfol për një sherr mes Albana Osmanit dhe Eneda Tarifës dhe arsyeja thuhet të ketë qenë për një kopertinë reviste. Ato kanë qënë në katin e dytë të një bar-restoranti pranë qendrës së Tiranës, teksa janë grindur në tavolinë se cila duhet të dilte e para gjatë verës në kopertinën e një reviste. Madje mikeshat hoqën edhe njëra tjetrën nga Instagrami.

Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta

Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi kanë kaluar në kofrontime fizike disa herë duke nisur që nga pjesëmarrja e tyre në “Vip shpija” dhe më pas edhe jashtë saj ku kanë akuzuar njëra-tjetrën se janë qëlluar. Çështja e tyre ka përfunduar edhe në polici ku besohet të jetë përfshirë edhe bashkëshorti i Shkurtës.

Beatrix Ramosaj dhe Enca

Një foto tallëse që këngëtarja kosovare Beatrix Ramosaj postoi në IG për të pasmet dhe gjoksin e zmadhuar dhe menjëherë mori përgjigjen e këngëtares Enca Haxhia. Nuk vonoi edhe përgjigja e saj, e cila e vulosi armiqësinë mes tyre.“Ishim shoqe derisa të mbyti xhelozia. Por shiko tani sot? Ku je ti? Pa karrierë, pa koncerte, rri në shpi tu fol për mu. Xhelozi e pastër edhe tek koncerti i shkollës kur tentoje të sabotoje prezencën time…”-shkroi Enca postim të cilin më pas e fshiu.

Samanta dhe Ronela

Samanta Karavella dhe Ronela Hajati ishin aq të afërta me njëra-tjetrën, sa nëse kërkoje njërën, patjetër do të ishte në të njëjtin vend edhe këngëtarja tjetër. Por pas publikimit në media të një video ku Ronela ofendonte Samantën gjithçka u shua. Tashmë dy këngëtaret janë armike me njëra-tjetrën dhe madje Ronela e ka shprehur këtë shpesh me postimet e saj, por edhe me daljet apo intervistat e shumta për mediat.

Zaimina Vasjari dhe Rezarta Shkurta

Rezarta Shkurta dhe Zaimina Vasjari gjithmonë kanë qenë aq shoqe të ngushta sa që çdo moment të rëndësishëm të jetës së tyre e ndanin bashkë. Për çudinë e të gjithëve marrëdhënia e tyre u ftohë aq shumë saqë Rezarta nuk u bë e gjallë as për momentin më të rëndësishëm të Zaiminës, kur ajo u bë nënë dhe erdhi në jetë Khloe, mungoi urimi i saj për ish-mis Durrësin.

Dyshimet se midis tyre kishte ndodhur një krisje u shtuan edhe më shumë kur ato filluan të mos e ndiqnin më njëra-tjetrën në “Instagram”. Zaimina e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” konfirmoi publikisht krisjen që ka ndodhur në atë periudhë mes tyre.

Përgatiti AlpeNews.al