"NJË DUARTROKITJE PËR TY TË DUA MAMI"/ Këngëtarja shqiptare krenare për të ëmën (FOTO) - AlpeGossip
“NJË DUARTROKITJE PËR TY TË DUA MAMI”/ Këngëtarja shqiptare krenare për të ëmën (FOTO)

“NJË DUARTROKITJE PËR TY TË DUA MAMI”/ Këngëtarja shqiptare krenare për të ëmën (FOTO)

Të kesh një karrierë të suksesshme dhe të jesh nënë në të njëjtën kohë nuk është një gjë e lehtë. Shpesh vajzat e njohura të showbiz-it kanë dalë në mbështetje të të gjitha grave që sakrifikojnë çdo gjë për fëmijët e tyre. Të njëjtën gjë ka bërë së fundmi edhe Bebe Rexha dhe nëpërmjet kësaj ka dashur t’i shprehë dashurinë edhe nënës së saj. Në disa postime të ndryshme në ‘Instagram’, këngëtarja shqiptare ka shkruar: “Të rritësh fëmijë nuk do të thotë thjesht t’i ushqesh dhe t’u vendosësh një çati mbi kokë. Duhet t’u mësosh dashuri, dhembshuri, të drejtën nga e gabuara. Kjo në vetvete është një punë me kohë të plotë. Mamaja ime i ka bërë të dyja. Një duartrokitje për Bukie Rexha. Të dua mami”.

Ajo ka shtuar se të jesh nënë është një nga punët më të rëndësishme dhe në këtë pikë biem dakord të gjithë.