ZBARDHJA E DHËMBËVE/ Çfarë duhet të keni parasysh – AlpeGossip
ZBARDHJA E DHËMBËVE/ Çfarë duhet të keni parasysh

ZBARDHJA E DHËMBËVE/ Çfarë duhet të keni parasysh

Njerëzit kanë filluar ta kuptojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e shëndetit të dhëmbëve prandaj ata po  përdorin zbardhjen e dhëmbëve për shkak dhe të çmimit që vjen në ulje.

Nëse keni ndërmend ta realizoni këtë procedurë lexoni më parë këtë shkrim.

Pse dhëmbët bëhen të verdhë?

Ja arsyet:

  1. Marrja e tetraciklinës para moshës 10 vjeç
  2. Rënia ose goditja e një dhëmbi
  3. Sasi e tepërt fluori
  4. Një çrregullim i rrallë dentar i quajtur Amelogenesis Imperfecta (AI) që i bën dhëmbët të verdhë ose ngjyrë kafe
  5. Gjenetika
  6. Mbushje argjendi

Pjesa e jashtme e dhëmbit mund të zverdhet gjithashtu për shkak të konsumit të çajit,kafes,verës por nuk ndikon në ngjyrën e brendshme të dhëmbit.

Kush është mënyra më e mirë për ti zbardhur dhëmbët?

Kjo varet nëse dhëmbët tuaj janë në thelb të verdhë ose nëse jeni duke u përballur me një çngjyrosje të tyre.

  • Nëse keni zverdhje të jashtme (p.sh. çngjyrosje nga kafeja dhe çaji) mund të hiqet duke përdorur pastrim profesional. Zbardhja nuk do të funksionojë mirë në njollat ​​e jashtme.
  • Nëse keni zverdhje të brendshme, asnjë sasi e pastes së dhëmbëve nuk mund të zbardhë dhëmbët. Juve do t’ju duhet të përdorni një xhel zbardhues që është posaçërisht për këtë lloj çngjyrosje.

 

Çfarë duhet të dini përpara se të filloni:

  1. Dhëmbët tuaj do të jenë mjaft të ndjeshëm
  2. Zbardhja nuk do të zgjasë përgjithmonë
  3. Mbajeni xhelin zbardhues larg indeve të buta
  4. Rezultatet nuk janë gjithmonë të njëjta
  5. Nëse bëhet shumë shpesh,zbardhimi dëmton dhëmbët

Metodat e zbardhjes që duhen shmangur

  1. Zbardhja me laser, llampë led,halogjen
  2. Gargarë me larës goje
  3. Pastë limoni ose luleshtrydhe e bërë në shtëpi