Disa javë më parë, Ermal Fejzullahu dhe Luar publikuan bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Shqiptare”. Së fundmi, këngëtarja e njohur ishte e ftuar në “ABC e Pasdites” për të folur rreth këtij projekti.
Gjatë bisedes në studio, moderatori i lexoi disa komente të bëra nga ndjekësit, një ndër të cilët i shkruante “Si i ngjitesh burrit të martuar?”, referuar Ermalit, i cili është i martuar me Arjanën.
“Arjanës nuk i afrohet njeri, jo unë, por askush tjetër”, u përgjigj Luar, e cila duket se e mori me shumë sportivitet këtë pyetje.