KËNGËT E ATYRE QË DASHURUAN 10 VITE MË PARË/ Kush i mban mend? (VIDEO) – AlpeGossip
KËNGËT E ATYRE QË DASHURUAN 10 VITE MË PARË/ Kush i mban mend? (VIDEO)

KËNGËT E ATYRE QË DASHURUAN 10 VITE MË PARË/ Kush i mban mend? (VIDEO)

Ishin vitet kur çdo këngë për dashurinë u kthye në hit dhe pikërisht ato këngë këndohen e dëgjohen edhe sot akoma. Do të ishte periudha kur do të shikonim vajza që hidheshin të çmendura për këngët e Alban Skënderaj, Ermal Fejzullahu, Blero, West Side Family, Grupit Aurora dhe shumë e shumë të tjerë. Më poshtë ju sjellim në kujtesë një periudhë plot nostalgji për të gjithë ata që dashuruan në ato ditë të një dekade më parë!

Do të ishte dimri i 2005 dhe pikërisht muaji Janar kur do të lançohej kënga qe vodhi menjëherë zemrat e vajzave dhe djemve po ashtu. “Për një dashuri- nga Ermal Fejzullahu“ ishte një këngë e cila jo vetëm ngeli në memorien e shqiptarëve, por dhe sot dëgjohet shpesh në pubet e Tiranës!

 

Aurora-Larg je ti është gjithashtu një këngë e cila la përshtypje në ‘Top Fest 1’ dhe siguroi pjesëmarjen e grupit ne finale.

Alban Skënderaj – Vetëm ty, ishte kënga e cila depërtoi në mendjet dhe zemrat e vajzave dhe djemve në vitin 2005. Një kënge e cila u kthye në një hit te përhershëm dhe solli fitoren e këngëtarit në atë edicion të ‘Top Fest’ me çmimin e parë.

 

Ishin kohët kur nuk kishte as telefona Iphone, as Ipad dhe as kompjuter, por të gjithë të dashuruarit zgjoheshin me kasetën tek koka me fjalët “Kur të hap sytë nesër dua të shoh ty”. Ishte kënga “E gjithë bota jemi dy“ e West Side Family e cila pa frikë mund ta themi se vazhdon të dëgjohet njëjtë dhe sot ashtu siç dëgjohet edhe “Mesazhi”.

 

Ishte ajo periudhë kohore kur këngëtarët nuk dallonin vetëm për tekstet shumë të ndjera dhe kthimin e tyre të menjëhershëm në hite, por edhe stilin e veçantë te veshjeve dhe performancave të tyre! E tillë do të ishte dhe performanca e këngës “Ishe ti-Stine”, ku me trëndafilin në dorë mund të themi se Stine bëri që të gjitha vajzat të bërtisnin pafund për atë trëndafil nën tingujt e këngës hit të atyre kohëve.

 

Tani më duhet tju pyes, kush e mban mënd këngën “Prapë se Prapë” nga Gili dhe Sinan Vllasniu? Sa çifte në petkun e dhimbjes së ndarjes e dëgjuan në atë periudhë dhe sa vazhdojnë ende ta dëgjojnë sot që prej 2006?

Pikërisht 12 vite më parë krahas këtij hiti do të lindnin edhe shumë hite të tjera të cilat vazhdojnë të dëgjohen njëjtë edhe sot, por ata që e jetuan atë periudhë me një dashuri e kuptojnë më mirë fuqinë e këtyre këngëve të asaj periudhe. E pra le ta themi, kemi pasur mjaft këngë për dashuritë e mëdha, qofshin këto të humbura apo jo!