HABIT balerini: Kam shpenzuar 400 Euro për një parfum, e kam bezdi që erën time… – AlpeGossip
HABIT balerini: Kam shpenzuar 400 Euro për një parfum, e kam bezdi që erën time…

HABIT balerini: Kam shpenzuar 400 Euro për një parfum, e kam bezdi që erën time…

Tema sot në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan ka qenë për përdorimin e parfumit dhe nëse është një armë sekrete për të joshur dikë. I pyetur nga moderatorja Katerina Trungu se sa ka shpenzuar për një parfum, koreografi i njohur Niko Spiro ka treguar, se ka shpenzuar rreth 400 Euro vetëm për një parfum. Ai ka theksuar se e ka shumë bezdi që aromën e tij ta ndjejë diku tjetër.

Katerina Trungu: Deri ku ka shkuar shpenzimi yt për parfumet, meqë t’i gjithmonë e mban një parfum në çantë?

Niko Spiro: 400 Euro.

Katerina Trungu: Ueu goxha, jo pak! Ti i dashke vërtet shumë parfumet!

Niko Spiro: Idea është se nuk është në përdorim të përditshëm. Parfumin e hedh në mëngjes dhe ndoshta pasi mbaroj palestrën. Ka raste që unë e fus bluzën të lahet dhe era nuk ka ikur akoma.

Katerina Trungu: Ooo super, ai është parfum i mirë. Unë kam vënë re kohët e fundit një tendencë që njerëzit po shkojnë drejt parfumeve të shtrenjta, luksoze.

Niko Spiro: Unë për shembull e kam shumë bezdi ta ndjej erën time diku tjetër, e e kam shumë, shumë bezdi.