Nën yje, zjarr dhe tymosje: Fansat po dyshojnë se mes Noizyt dhe Oriolës ka nisur të ketë diçka – AlpeGossip
Nën yje, zjarr dhe tymosje: Fansat po dyshojnë se mes Noizyt dhe Oriolës ka nisur të ketë diçka

Nën yje, zjarr dhe tymosje: Fansat po dyshojnë se mes Noizyt dhe Oriolës ka nisur të ketë diçka

Që prej kohës kur u mor vesh se modelja Oriola Marashi ishte “blerja” më e fundit e labelit OTR, lajmet vërshuan se bukuroshja me shumë mundësi është e dashura e ndonjërit nga djemtë e grupit. Megjithatë nga ana e tyre kurrë s’pati një përgjigje lidhur me këtë.

Mbrëmjen e djeshme Noizy dhe Oriola kanë dalë për një piknik të veçantë nën yje, duke dëgjuar muzikë e duke tymosur shisha, çka ka bërë që fansat të ngrenë dyshime lidhur me raportin e tyre. Teksa Noizy ka hapur një video live, të shumtë kanë qenë ata që pyesin dyshen se çfarë bëjnë bashkë ndërkohë që Noizy vetëm qeshte.

Mbetet të presim shkëndija të tjera tani.