Katër këshilla mode që do të na hyjnë në punë në çdo moment – AlpeGossip
Katër këshilla mode që do të na hyjnë në punë në çdo moment

Katër këshilla mode që do të na hyjnë në punë në çdo moment

Të gjithë kanë tendencën që në gardërobën e tyre të kenë veshjet më të fundit që ekzistojnë në botën e modës, dhe sidomos kur bëhet fjalë për ne femrat që jemi më maniake ndaj veshjeve. Shpeshherë ndodh që pavarësisht se kemi një palë këpucë, apo çantë të një ndër firmave më të mëdha, ajo nuk bie fare në sy sepse nuk jemi kombinuar me stil dhe elegancë, prandaj këtu hyn shumë mirë shprehja që “është më mirë të dish se sa të kesh”.

Këshilluesit e modës na kanë dhënë katër këshilla që do të na hyjnë në punë në çdo kohë.

 

Shpenzoni në veshje thelbësore dhe jo në trende

Tendencat shkojnë e vijnë, por disa veshje thelbësore si një pallto e zezë, një çantë po ashtu e zezë, një palë këpucë stiletto nuk do të dilnin kurrë nga moda!

 

Guxoni me aksesorët

Nëse keni frikë të visheni sipas tendencave të fundit të modës (që shpesh herë duket sikur nuk kanë lidhje me jetën që bëjnë njerëzit jashtë pasarelave) nuk duhet të trembeni nga aksesorët! Sado të çmendur të duken, në fund të fundit ato mbeten thjeshtë aksesorë!

 

Elementi i tretë duhet të bëjë zhurmën!

Siguroheni që të mos bëni “zhurmë” me të gjithë veshjen tuaj, por vetëm me një detaj! Në këtë mënyrë do të tërhiqni vëmendjen gjë që është shumë e rëndësishme, por duke u lënë të tjerëve një shije të mirë.

 

Nëse s’jeni të sigurt nëse duhet të vishni taka apo të sheshta!

Vishni të sheshta nëse fundi apo fustani është i shkurtër mbi gju dhe taka kur gjatësia e fustani është nën gju. Ndonjëherë të veshurit këpucë të sheshta ju bën të dukeni më bukur. Paketë, edhe të rehatshme edhe të bukura!